PDK kritikon qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës me COVID-19

  • 28 March 2020 - 17:33
PDK kritikon qeverinë Kurti për menaxhimin e situatës me COVID-19

Përmes një konference për media, zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyqi, ka kritikuar qeverinë tashmë në dorëheqje, që sipas tij nuk e kanë menagjuar siç duhet situatën me pandeminë COVID-19.

Ai thotë se vendimet e marra nga ana e tyre janë të vonuara.

Fjala e plotë e zëdhënësit të PDK-së:

Pas rrëzimit me 82 vota në Kuvend, Qeveria në ikje e Republikës së Kosovës, prezantoi një pako të vonuar e të mangët, të masave emergjente për të trajtuar problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.Këto masa, edhe pse të nevojshme, në këto rrethana kanë ardhur shumë vonë. Ne jemi në javën e tretë tani më të shfaqjes së pandemisë së virusit COVID-19 në Kosovë dhe këta hapa do të duhej të ndërrmerresinë shumë më herët, për të minimizuar dëmet e pandemisë ndaj ekonomisë së Kosovës.Partia Demokratike e Kosovës disa herë ka ngritur alarmin për kërcënimin që i vjen ekonomisë sonë prej pandemisë. Në vazhdën e propozimeve konkrete që kemi bërë si PDK për qeverinë, kemi thënë se është e domosdoshme që nga buxheti i shtetit menjëherë të lansohet Fondi i Posaçëm për Emergjencën, që do të mundësojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të domosdoshme për sanimin e dëmeve ekonomike, përmes miratimit të një Pakoje Financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, në vlerë prej së paku 300 milionë euro. Dhe për këtë kemi ofruar edhe modelimet e sakta financiare dhe veprimet që duhet te ndërmirren menjëherë.

Por, qeveria nuk i mori parasysh propozimet tona dhe dje publikoi disa masa të tjera, të cilat nuk do të mund të adresojnë në nivelin e duhur dhe të nevojshëm krizën ekonomike.Ne konsiderojmë se masat e pakos së propozuar nga qeveria në ikje nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë ballë përmasave të pandemisë. Po ashtu, nuk jemi të sigurt se qeveria do të zbatojë edhe ato masa të mangëta që ka propozuar.

Në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën, që dje, Kryeministri në detyrë do të duhej të thirrte seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të bërë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2020. Nuk ka asnjë rrugë tjetër ligjore për të ndarë dhjetëra miliona euro për shpenzime që nuk janë të parapara në ligjin aktual. Për të realizuar pagesat e propozuara, rishikimi i buxhetit është i pashmangshëm dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë.Në kohën kur Qeveria ka humbur shumicën parlamentare, ky rishikim mund të ndodhë vetëm në koordinim me të gjitha partitë parlamentare. Përkundër që buxheti i vitit 2020 u miratua në mënyrë klandestine, prapa shpinës së deputetëve të opozitës, si PDK shprehim gatishmërinë tonë që në çdo kohë të marrim pjesë në seancë për të mundësuar miratimin e masave që lehtësojnë situatën shumë të vështirë ekonomike, veçanërisht të bizneseve dhe të punëtorëve të sektorit privat.

Tash jemi në fund te muajit mars dhe punëtorët e sektorit privat me të drejtë presin t’i marrin pagat e tyre, njëjtë si punëtorët e sektorit publik. Është përgjegjësi prioritare e qeverisë në detyrë që pasigurinë e qytetarëve për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, të mos ua rëndojë duke u shkaktuar edhe pasiguri ekonomike dhe financiare.Kujtojmë këtu se në një situatë kur ekonomia e vendit po shkonte drejt kolapsit, kur mijëra biznese rrezikonin falimentimin, kur dhjetëra mijëra qytetarë që nuk mund të shkonin në punë po ngeleshin pa të ardhura për familjet e tyre, ministrja e ekonomisë e kësaj qeverie, znj. Hajdari, deklaronte publikisht se qeveria nuk ndjente përgjegjësi për situatën, pasi që sipas saj, “nuk e ka sjellë kjo qeveri koronavirusin”.Pas rrëzimit me 82 vota në Kuvend, Qeveria në ikje e Republikës së Kosovës, prezantoi një pako të vonuar e të mangët, të masave emergjente për të trajtuar problemet ekonomike të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit.Këto masa, edhe pse të nevojshme, në këto rrethana kanë ardhur shumë vonë. Ne jemi në javën e tretë tani më të shfaqjes së pandemisë së virusit COVID-19 në Kosovë dhe këta hapa do të duhej të ndërrmerresinë shumë më herët, për të minimizuar dëmet e pandemisë ndaj ekonomisë së Kosovës.Partia Demokratike e Kosovës disa herë ka ngritur alarmin për kërcënimin që i vjen ekonomisë sonë prej pandemisë. Në vazhdën e propozimeve konkrete që kemi bërë si PDK për qeverinë, kemi thënë se është e domosdoshme që nga buxheti i shtetit menjëherë të lansohet Fondi i Posaçëm për Emergjencën, që do të mundësojë ndërmarrjen e masave të shpejta dhe të domosdoshme për sanimin e dëmeve ekonomike, përmes miratimit të një Pakoje Financiare për bizneset dhe punëtorët e sektorit privat, në vlerë prej së paku 300 milionë euro. Dhe për këtë kemi ofruar edhe modelimet e sakta financiare dhe veprimet që duhet te ndërmirren menjëherë.Por, qeveria nuk i mori parasysh propozimet tona dhe dje publikoi disa masa të tjera, të cilat nuk do të mund të adresojnë në nivelin e duhur dhe të nevojshëm krizën ekonomike.Ne konsiderojmë se masat e pakos së propozuar nga qeveria në ikje nuk janë të mjaftueshme për t’ju bërë ballë përmasave të pandemisë. Po ashtu, nuk jemi të sigurt se qeveria do të zbatojë edhe ato masa të mangëta që ka propozuar.Në pajtim me ligjin dhe Kushtetutën, që dje, Kryeministri në detyrë do të duhej të thirrte seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për të bërë plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2020. Nuk ka asnjë rrugë tjetër ligjore për të ndarë dhjetëra miliona euro për shpenzime që nuk janë të parapara në ligjin aktual. Për të realizuar pagesat e propozuara, rishikimi i buxhetit është i pashmangshëm dhe kjo duhet të ndodhë menjëherë.Në kohën kur Qeveria ka humbur shumicën parlamentare, ky rishikim mund të ndodhë vetëm në koordinim me të gjitha partitë parlamentare. Përkundër që buxheti i vitit 2020 u miratua në mënyrë klandestine, prapa shpinës së deputetëve të opozitës, si PDK shprehim gatishmërinë tonë që në çdo kohë të marrim pjesë në seancë për të mundësuar miratimin e masave që lehtësojnë situatën shumë të vështirë ekonomike, veçanërisht të bizneseve dhe të punëtorëve të sektorit privat.Tash jemi në fund te muajit mars dhe punëtorët e sektorit privat me të drejtë presin t’i marrin pagat e tyre, njëjtë si punëtorët e sektorit publik. Është përgjegjësi prioritare e qeverisë në detyrë që pasigurinë e qytetarëve për shëndetin e tyre dhe të familjeve të tyre, të mos ua rëndojë duke u shkaktuar edhe pasiguri ekonomike dhe financiare.Kujtojmë këtu se në një situatë kur ekonomia e vendit po shkonte drejt kolapsit, kur mijëra biznese rrezikonin falimentimin, kur dhjetëra mijëra qytetarë që nuk mund të shkonin në punë po ngeleshin pa të ardhura për familjet e tyre, ministrja e ekonomisë e kësaj qeverie, znj. Hajdari, deklaronte publikisht se qeveria nuk ndjente përgjegjësi për situatën, pasi që sipas saj, “nuk e ka sjellë kjo qeveri koronavirusin”.

(Kosova Sot Online)