FMN shpall recesion global

  • 29 March 2020 - 00:05
FMN shpall recesion global

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se kriza e koronavirus ka shkaktuar një recesion global.

Verdikti u dha pas takimit të Komisionit Financiar gjatë së premtes, i cili përfaqëson 189 shtete.

Mbledhja e këtij komisioni erdhi një ditë pas samitit të G20.

“Parashikojmë rimëkëmbje në 2021,” tha Kristalina Georgieva.

“Në fakt, mund të ketë një rimëkëmbje domethënëse, por vetëm nëse ia dalim që të frenojmë virusin në të gjitha shtetet dhe të parandalojmë problemet e likuiditetit.”

Megjithëse shërbimet dhe mallrat esenciale vazhdojnë të operojnë, aktiviteti ekonomik është praktikisht në buzë të greminës.

FMN ka planifikuar që të dyfishojë kapacitetin financiar për të lehtësuar krizën. 

FMN i ka bërë thirrje vendeve që po hasin vështirësi që të aplikojnë sa më parë në mënyrë që të shmangin dëmet e mëtejshme.

Numri i kërkesave nga shtetet që kanë nevojë për ndihmë nga FMN është në rritje. Deri tani, 50 shtete me të ardhura të ulëta dhe 31 shtete me të ardhura të mesme kanë bërë kërkesë për fondin e emergjencës.

Georgieva theksoi se FMN po bën çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar në zgjidhjen e kësaj krize të jashtëzakonshme shëndetësore dhe të ndihmojë në zbutjen e rënies ekonomike si pasojë e krizës.

(Kosova Sot Online)