Burri nga Deçani gjen predhën tek dera e shtëpisë

  • 29 March 2020 - 11:53
Burri nga Deçani gjen predhën tek dera e shtëpisë

Një burrë nga Deçani ka njoftuar policinë se në derën e shtëpisë i ka rënë një predhë, e cila ka depërtuar në korridor

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Baballoq të Deçanit, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull ka njoftuar se në derën e hyrjes së shtëpisë i ka rënë një predhë duke depërtuar brenda në korridor. Predha e kishte dëmtuar një hekur për hekurosje”, thekesion policia.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar predha, ndwrkaq nuk raportohet për të lënduar.

Policia bën të ditur se rasti është nën hetime.

(Kosova Sot Online)