Britania i regjistron 209 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • 29 mars 2020 - 15:35
Britania i regjistron 209 viktima të koronavirusit për 24 orë

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Britani të Madhe është rritur për 209 vetëm në 24 orët e fundit dhe ka shkuar në 1228.

Kjo shifër ishte më e vogël me atë që u shënua të shtunën – 260 – duke ngjallur shpresë se trendi i rritjes së rasteve fatale mund të ketë përfunduar, shkruan “The Guardian”.

Departamenti i Shëndetësisë dhe Kujdesit Social gjithashtu njoftoi se numri i të infektuarve ka shkuar në 19 mijë e 522, ndërsa autoritetet deri më tani i kanë testuar mbi 127 mijë njerëz, prej të cilëve 108 mijë kanë dalë negativë.

Britania është në mesin e vendeve më të prekura nga koronavirusi në Evropë pas Italisë, Spanjës, Francës dhe Gjermanisë. Gjermania ka më shumë të infektuar se Mbretëria e Bashkuar, por dukshëm më pak të vdekur.

(Kosova Sot Online)