Universiteti Johns Hopkins: Rastet e Kosovës me koronavirus shpejt do të largohen nga të dhënat e Serbisë

  • 29 March 2020 - 16:08
Universiteti Johns Hopkins: Rastet e Kosovës me koronavirus shpejt do të largohen nga të dhënat e Serbisë

Universiteti amerikan“Johns Hopkins”, i cili publikon të dhënat për rastet e koronavirusit në tërë botën, ka njoftuar se rastet e Kosovës deri më tani kanë qenë të përfshirbisëa në listën e Serbisë.

“Rastet e Kosovës tani për tani janë të listuara në listën e Serbisë, por ekipi që merret me hartën planifikon t’i ndajë ato. Ndërkohë ne e çmojmë durimin tuaj”, thuhet në postimin e Universitetit “Johns Hopkins”.

Ndërkohë, derisa Kosova nuk bënte pjesë në listën e vendeve me koronavirus, kishte reaguar edhe  ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, përmes një postimi në Tëitter duke i bërë thirrje  Jons Hopkins që t’i regjistrojë edhe të dhënat e Kosovës në hartën për rastet me koronavirus.


(Kosova Sot Online)