1 mijë e 37 persona u testuan për koronavirus në Kosovë nga 8 shkurti

  • 29 March 2020 - 17:41
1 mijë e 37 persona u testuan për koronavirus në Kosovë nga 8 shkurti

Drejtori i Institutit Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka deklaruar se situata e krijuar nga pandemia COVID-19 është nën kontroll nga IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë, bashkë me të gjitha rekomandimet e lëshuara nga institucionet shëndetësore të Kosovës.

“Duke i falënderuar rekomandimet e institucioneve dhe përmbajtjes së tyre nga ana e qytetarëve, pra nga data tetë shkurt kemi filluar të diagnostikojmë dhe deri më sot janë testuar 1 mijë e 37 raste me 91 pozitiv. Që do të thotë se testimet në një numër kaq të madhe ne i kemi bërë me qëllim të gjurmimit të gjitha këtyre rasteve të konfirmuara që janë gjetur në mënyrë pro-aktive nga ekipet e epidemiologëve, të IKSHPK-së dhe atyre rajonale.91 kanë dalë pozitiv dhe një pacientë tashmë është shëruar dhe është lëshuar në shtëpi dhe pas rekomandimet kur dy mostra rezultojnë negativ pacienti është shëruar”, tha Ramadani.

Ai theksoi gjithashtu se kanë filluar pacientët dalë ngadalë të shërohen, ata që janë në Klinikën Infektive dhe pjesa dërmuese e tyre po këndellen gradualisht.

(Kosova Sot Online)