Këto janë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte në Prishtinë

  • 29 March 2020 - 18:04
Këto janë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte në Prishtinë

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka njoftuar cilat do të jenë barnatoret që do të qëndrojnë të hapura sonte pas orës 17:00 në kryeqytet

“Pesë barnatoret e mëposhtme punojnë sonte edhe pas orës 17:00, për çdo rast urgjent që mund të kenë qytetarët”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndërkohë Tahiri të shtunën ka njoftuar se pas vendimit të ri të Qeverisë, për ndryshimine  orarit të lëvizjes, barnatoret në Prishtinë do të punojnë me rotacion.

“Me vendimin e ri, kufizohet edhe orari i punës së barnatoreve deri në ora 17:00. Por, pas kësaj ore, do të ketë barnatore kujdestare çdo natë, me rotacion.  Listat e kujdestarive të tilla do t’i publikojmë, për dy arsye: 1. Ta dinë qytetarët se ku mund të furnizohen pas orës 17:00; 2. Të na njoftojnë neve si Inspekcion, ose Policinë, në rast se shohin barnatore tjera të hapura përtej orarit”, ka theksuar Tahiri.

(Kosova Sot Online)