Alarmon profesori i njohur: Hashim Thaçi po përgatitet për grusht shtet, ky është skenari

  • 30 March 2020 - 07:41
Alarmon profesori i njohur: Hashim Thaçi po përgatitet për grusht shtet, ky është skenari

“Unë mendoj se z Thaçi po përgatitet për grusht shtet. Deklarimi i z. Thaçi se të hënën i fillon konsultimet me partitë politike për formim të Qeverisë është akt që tregon se LDK-së do të i jepet mandati për Qeveri. Natyrisht se një bazë të tillë ligjore nuk e ka. Në Kushtetutë thuhet taksativisht se mandatin për formim të Qeverisë së re, qoftë me dorëheqje ose për arsye të tjera, pra, në qoftë edhe me mocion, kur mbetet vendi i lirë, kur Qeveria bie dhe, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë e re në Kosovës. Ky përkufizim ia heqë në mënyre taksative mundësinë z. Thaçi për të mandatar ndo kë tjetër nga subjektet politike për të formuar Qeverinë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, paralajmërimin e Presidentit Thaçi që nga dita e hënë të fillon konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re, me bazë të gjerë, ose qeveri të unitetit, pa i dhënë mandatin e ri për formimin e Qeverisë partisë fituese VV-së, dhe pa shkuar në zgjedhje të reja, e e ka vlerësuar si skenar të rrezikshëm të një grushtet modern, i cili me kohë është dizajnuar dhe planifikuar nga Hashim Thaçi, e që fillet e tij për sendërtim janë tek votimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Image
Muhamet Kelmendi

“Unë mendoj se z. Thaçi po përgatitet për grusht shtet. Deklarimi i z. Thaçi se të hënën i fillon konsultimet me partitë politike për formim të Qeverisë është akt që tregon se LDK-së do të i jepet mandati për Qeveri. Natyrisht se një bazë të tillë ligjore nuk e ka. Në Kushtetutë thuhet taksativisht se mandatin për formim të Qeverisë së re, qoftë me dorëheqje ose për arsye të tjera, pra, në qoftë edhe me mocion, kur mbetet vendi i lirë, kur Qeveria bie dhe, Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë e re në Kosovës. Ky përkufizim ia heqë në mënyre taksative mundësinë z. Thaçi për të mandatar ndo kë tjetër nga subjektet politike për të formuar Qeverinë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, kalimi i mandatit me automatizëm, sikur që po e planifikon tani Hashim Thaçi, tek partia e dyt dhe të tretat në zgjedhje, është shkelje flagrante e kushtetutës, grusht shteti klasik. “Ato subjekte politike, që kanë dalë në zgjedhje të dytat a të tretat nuk e kanë fituar me vota shumicën në Kuvend. Shumicën nga të gjitha partitë politike e ka VV-ja. Nëse kjo parti nuk mund të krijon Qeveri, domosdo shkohet në zgjedhje të reja dhe të jashtëzakonshme. Përndryshe, për shkak të gjendjes se rëndë të pandemisë së corona-virusit, kjo Qeveri duhet të vazhdoje me pune, kuptohet deri në kohen kur krijohen rrethanat normale për zgjedhje të tilla. Nëse z. Thaçi bënë ekzibicione tjera politike kemi thjeshte grusht shtet të cilin në fakt ai me LDK-në dhe me subjektet tjera, veç e ka kryer në Kuvend”, thotë Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)