Thaçi: Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945

  • 30 March 2020 - 09:25
Thaçi: Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, tha se pas shuarjes së kryengritjes të komandantit Shaban Polluzha, Masakra e Tivarit është ndër krimet më të rënda ndaj shqiptarëve në vitin 1945.

Thaçi shtoi se të çarmatosur, të uritur, të etur, mijëra shqiptarë u nisën drejt vdekjes së planifikuar nga kreu ushtarak dhe politik jugosllav.

“Ky krim u përpoq të minimizohet dhe të heshtet në politika jugosllave dhe serbe në kontekstin e fitores mbi fashizmin, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Por, pavarësisht ngufatjes së gjatë, shqiptarët kurrë nuk e harruan këtë krim monstruoz, për të cilin askush nga ideatorët dhe ekzekutuesit nuk është vënë para drejtësisë”, shkroi Thaçi.

Presidenti theksoi gjithashtu se Masakra e Tivarit hyn në radhën e krimeve kundër njerëzimit, e kryer sot e 75 vjet më parë.

(Kosova Sot Online)