Dalin për pijë në kohë të pandemisë, arrestohen nga Policia

  • 30 March 2020 - 09:35
Dalin për pijë në kohë të pandemisë, arrestohen nga Policia

Dhjetë persona janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës në rajonin e Gjakovës. Këta të njëjtit duke mos respektuar kohën e pandemisë janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqim dhe pije alkoolike.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka arrestuar këta të njëjtit. Pronari është dërguar në mbajtje, ndërkohë nëntë personat e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ky është njoftimi i policisë për këtë rast:

Gjakovë 29.03.2020-00:05. Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovar pasi që të njëjtit janë takuar në një lokal duke konsumuar ushqime dhe pije alkoolike. Rastit i janë përgjigjur edhe inspektorët komunal. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari –pronar i lokalit është ndaluar në dhomat e mbajtjes, ndërsa të dyshuarit e tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)