Një tren i udhëtarëve del nga binarët në Kinë

  • 30 March 2020 - 10:41
Një tren i udhëtarëve del nga binarët në Kinë

Një tren i udhëtarëve ka dalë nga binarët në provincën Hunan në pjesën qendrore të Kinës.

Agjencia shtetërore e lajmeve, Xinhua, raportoi se treni ka dalë nga binarët në qytetin Chenzhou rreth mesditës.

Ekipet e shpëtimit janë duke shkuar në vendin e ngjarjes, thuhet në raport. Deri më tani nuk është raportuar për viktima.

Kina njihet për trenat e shpejtë dhe investimet e mëdha në këtë sektor të transportit viteve të fundit. Treni më i shpejtë në këtë shtet e ka arritur shpejtësinë prej 431 kilometrave në orë.

(Kosova Sot Online)