Kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara iu lejohet lëvizja edhe pas orarit të caktuar

  • 30 March 2020 - 11:16
Kujdestarëve të personave me aftësi të kufizuara iu lejohet lëvizja edhe pas orarit të caktuar

Kujdestarët apo asistentët e personave me aftësi të kufizuara do të kenë mundësi të lëvizin edhe përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media, nga zyra për informim e HANDIKOS.

“Të gjithë ata që kanë nevojë për lëvizje të kujdestarëve/asistentëve të tyre, përgjatë orarit kur nuk është i lejuar qarkullimi i qytetarëve, do të mund të drejtohen me kërkesë për leje të veçantë tek Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të Kosovës, përmes email adresës: [email protected]”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka kufizuar lëvizjen e qytetarëve si masë mbrojtëse ndaj përhapjes së virusit COVID-19.

Orari i ri i lëvizjes është nga ora 06:00 deri në 17:00.

(Kosova Sot Online)