Tahiri: 29 deputetë të VV’së nuk mund ta cenojnë mandatin e 91 të tjerëve

  • 30 March 2020 - 12:01
Tahiri: 29 deputetë të VV’së nuk mund ta cenojnë mandatin e 91 të tjerëve

Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, po thotë se rrezikimi i mandatit të deputetëve, për shkak të kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për të shkuar në zgjedhje, mund të jetë vetëshkatërrues për shtetin

Tahiri ka shkruar në Facebook se 29 deputetët e VV’së, nuk mund të rrezikojnë mandatin e 91 deputetëve tjerë të zgjedhur nga populli.

“Si ka mundësi që për shkak të mosmarrëveshjeve politike të partive në pushtet me u rrëziku mandati i 91 deputetëve, mandat i cili është certifikuar vetëm katër muaj më herët (27.11.2019). Pyetja shtrohet, a është VV shumicë e kualifikuar parlamentare? Përgjigjja është JO. Atëhërë, si ka mundësi që 29 deputetë me cenu mandatin e 91 deputetëve të sapo legjitimuar nga populli”, shkruan Tahiri.

Tutje, ai thotë se kjo logjikë mund të krijojë precedant të rrezikshëm i cili mund të jetë vetëshkatërrues për demokracinë dhe shtetin.

(Kosova Sot Online)