Valdete Idrizi i reagon Bahtirit: Nxitja për vëllavrasje s’do koment

  • 30 March 2020 - 13:21
Valdete Idrizi i reagon Bahtirit: Nxitja për vëllavrasje s’do koment

Deputetja e PDK-së nga Mitrovica, Valdete Idrizi, ka dënauar gjuhën nxitëse për vëllavrasje që bëri sot kryetari i Mittovicës Agim Bahtiri i cili tanimë është edhe zyrtar i Vetëvendosjes.

Idrizi ka shkruar në Facebook se nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës së Mitrovicës në kohë pandemie, nuk do koment, është e tmerrshme, e denueshme, e pa pranueshme nga të gjithë, pa dallim.

“Nuk na duhet gjuha e dhunës dhe e urrejtjes, nga askush dhe ndaj askujt, as sot as kurrë! Nxitja për dhunë e vëllavrasje nga i pari i komunës, në kohë pandemie, nuk do koment. Është e tmerrshme. E denueshme. E pa pranueshme. Nga të gjithë, pa dallim!”, ka shkruar Idrizi.

Bahtiri sot ka deklaruar se në rast se ndodhë një skenar i tillë, në Kosovë do të ketë vëllavrasje.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me lëshu me na vjedh dikush pushtetin, qytetarët na kanë dhanë deri të na japin prapë do të jemi aty. Unë po i frikësohem asaj sepse populli është shumë i revoltuar. I bëjë thirrje presidentit që të ketë kujdes në këtë drejtim dhe ti shpallë zgjedhjet..”, ka thënë Bahtiri, duke deklaruar se në Kuvend në zgjedhjet e ardhshme kjo parti do t’i ketë 46 deputetë.

(Kosova Sot Online)