PDK i reagon Bahtirit: Po nxisni një konflikt shoqëror

  • 30 March 2020 - 14:35
PDK i reagon Bahtirit: Po nxisni një konflikt shoqëror

Partia Demokratike e Kosovës ka reguar pas deklaratës së kreut të Mitrovicës, Agim Bahtirit që sot paralajmëroi gjakderdhje në vend, në rast se krijohet qeveri e re pa shkuar në zgjedhje.

Përmes një komunikate, nga PDK’ja, kanë shkruar se kjo gjuhë e dhunshme po nxit një konflikt të rrezikshëm shoqëror.

“Këto deklarata të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje brenda dhe jashtë Kosovës, e kanë për qëllim nxitjen e një zinxhiri të dhunës që del jashtë institucioneve shtetërore për të mbajtur pushtetin me çdo kusht.  Ato filluan me Albin Kurtin në Kuvendin e Kosovës, i cili gjatë seancës paralajmëroi trazira, për t’u përshkallëzur me deklarata kërcënuese të Agim Bahtirit, Bojken Abazit, Artan Abrashit e përfaqësuesve të tjerë të  LVV-së të cilët kanë folur për dhunë, anarki e vëllavrasje. Ne dënon rëndë gjuhën e urrejtjes dhe krijimin e klimës së frikës nga zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes, të ndihmuar dhe orkestruar edhe nga analistë të papërgjegjshëm në Shqipëri e Kosovë”, shkruhet në reagim.

(Kosova Sot Online)