Pamje nga droni, Podujeva e boshatisur

  • 30 March 2020 - 19:54
Pamje nga droni, Podujeva e boshatisur

Komuna e Podujevës ka katër raste të konfirmuara me Covid-19. Po nga kjo komunë ishte edhe vdekja e parë nga koronavirusi që ka prekur më shumë se 700.000 njerëz në mbarë globin.

Ndërkohë deri më tani në Kosovë janë infektuar 94 persona derisa një është shëruar.

Pamjet në vazhdim e shfaqin komunën që udhëhiqet ushtruesi i detyrës së kryetarit, Nexhmi Rudari, më të boshatisur se kurrë.

Për shkak të pandemisë zgjedhjet për kryetar komune u shtynë.

(Kosova Sot Online)