Veseli: Ideja se ka marrëveshje sekrete dhe se çerdhja e saj është SHBA, është kulmi i budallallëkut

  • 30 March 2020 - 21:25
Veseli: Ideja se ka marrëveshje sekrete dhe se çerdhja e saj është SHBA, është kulmi i budallallëkut

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se deklarimet e kryeministrit Albin Kurti për marrëveshje sekrete mes Kosovës e Serbisë në Uashington janë kulmi i budallallëkut.

“Ideja se ka marrëveshje sekrete dhe se çerdhja e saj është SHBA, është kulmi i budallallëkut. Po Kurti nuk e ka menduar SHBA-në, na ka menduar vetëm neve brenda.

Qytetarët e Kosovës duhet të gëzohen që dialogu me Serbinë po ndodhë në Uashington”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, raportet e Kosovës me SHBA-në në këtë kohë janë në pikën më të ulët.

(Kosova Sot Online)