Veseli thotë se PDK nuk do ta votojë asnjë Qeveri ku nuk është vetë

  • 30 March 2020 - 21:40
Veseli thotë se PDK nuk do ta votojë asnjë Qeveri ku nuk është vetë

Veseli thotë se PDK nuk do të marrë iniciativë për formimin e qeverisë

Lideri i PDK’së, Kadri Veseli, ka thënë se subjekti i tij në asnjë rrethanë nuk do të inicojë formim të Qeverisë.

“Nuk e di kush do ta bëjë Qeverinë. PDK’ja nuk do të ketë iniciativë për formim e Qeverisë. Janë ata të cilët e kanë përgjegjësinë”, ka thënë Veseli për televizionin publik të Kosovës.

Duke kujtuar vitin 2014, kur subjektet e tjera kishin formuar koalicionin VLAN dhe ishin bërë kundër PDK’së Veseli tha: ‘Zoti është i madh’.

I pari i PDK’së  është shprehur se partia që ai drejton nuk do ta votojë asnjë Qeveri ku nuk është vetë, por mund  ta mbështesë Qeverinë.

(Kosova Sot Online)