10 milionë euro humbjet ditore si pasojë e COVID-19 në Kosovë

  • 30 March 2020 - 22:02
10 milionë euro humbjet ditore si pasojë e COVID-19 në Kosovë

Të gjitha kafiteritë në Kosovë janë të mbyllura.

Ndërkohë edhe ato biznese që punojnë, janë duke funksionuar me staf të reduktuar ndërsa edhe qarkullimi ekonomik ka rënë.

Krejt kjo situatë është krijuar si pasojë e masave të ndërmarra nga qeverisa, pasi që  virusi Corona, që ka prekur edhe Kosovën.

Ndërkohë, humbjet ditore janë shumë të larta që prekin rreth 10 milion euro në ditë. 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ka kritikuar edhe vendimin e qeverisë për kompensimin prej 170 euro për punëtorët e sektorit privat.

Këto komente janë bërë në një konferencë të Odës Ekonomike të Kosovës.

Ndërsa kryesuesi i Kuvendit të OEK-ut, Ruzhdi Kurtishaj tha se mbrojtja e sektorit privat është jetike për Kosovën.

Kurtishaj ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga qeveria të të sigurohen pagat për sektorin privat dhe të shtyhet afati i raportimit financiar për tre muaj.

Ndërsa është kërkuar edhe një pako stimulues për përkrahjen e bizneseve.

Tashmë janë bërë dy javë që qeveria ka kufizuar jetën ekonomike  në vend, si pasojë e përhapjes së COVID-19, ndërsa dy ditë më parë masave të njëjta u është vazhduar afati deri me 7 prill.

(Kosova Sot Online)