E thotë analisti i njohur: Ja pse Presidenti Thaçi duhet të jap dorëheqje

  • 31 March 2020 - 07:37
E thotë analisti i njohur: Ja pse Presidenti Thaçi duhet të jap dorëheqje

“Mos dëgjimi ndaj thirrjes së presidentit për mos respektim të vendimit të Qeverisë ishte një referendum i suksesshëm. Shpallja e kufizimeve të lëvizjes nga qeveria Kurti dhe tentimi i presidentit qe ato kufizime ti shpall të pa zbatueshme, duke ftuar madje edhe në mos dëgjueshmëri gjithë popullore e institucionale, ashtu siç bëhet në rastet e grusht shteteve, ishte një referendum në lidhje me atë se a qëndron populli mbrapa Qeverisë Kurti apo kryetarit Thaçi. Ky referendum, që Kosovës i kushtoi zero euro, tregoj që fjala e Presidentit është plotësisht e pavlefshëm, pasi që vendimi i qeverisë Kurti u respektua në përpikëri nga e gjithë popullata dhe institucionet. Madje as kërcënimi i presidentit që u bëri policisë së Kosovës nuk pati aspak sukses. Ata respektuan ligjin e jo presidentin”, thotë Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analistët dhe, njohësit e fushës së të drejtës, po e vlerësojnë kundërshtim inatçor qëndrimin e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi ndaj masave kufizuese të lëvizjes së lirë të qytetarëve, të cilat i ndërmori Qeveria e Kosovës në fillim të javës, më 23 mars.Presidenti Thaçi e ka vlerësuar kundër Kushtetues vendimin e Qeverisë për kufizimin e lëvizjes së lirë, si masë parandaluese të zgjerimit të infektimit me koronavirusin, dhe përveç thirrjes që ju ka bërë qytetarëve për të mos e respektuar atë, të njëjtin vendim e ka dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese për interpretim. Mirëpo Qytetarëve nuk ju ka bërë përshtypje fare kundërshtimi i vendimit të Qeverisë nga ana e Presidentit. Ata e kanë respektuar vendimin dhe thirrjen e Qeverisë që të jenë të kujdesshme dhe të ju përmbahen masave që janë shpallur. Dukë parë këtë distancim të madh nga thirrja për mos dëgjueshmëri, që Presidenti Thaçi ju ka bërë qytetarëve të vendit, analistët politik kanë vlerësuar se kjo flet për humbjen e plotë të besimit dhe respektit qytetar ndaj të parit të shtetit, prandaj në një shoqëri të mirëfilltë demokratike, ai do të duhej të dorëhiqet, sepse shpërfillja e qytetarëve në thirrjen e tij është treguesi më i mirë për pozitën e ulët në të cilën ka rënë ai. Për këtë lojë intaqore të Presidentit Thaçi, kundërshtimin e vendimit të Qeverisë për kufizim të lëvizjes në kushte të gjendjes së rënduar nga pandemia e koronavirusit dhe rreziku i zgjerimit të infektimit, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Hysni Aliu. Ai thotë se mospërfillja qytetarë e ftesës së presidentit për mos dëgjueshmëri ndaj Qeverisë është një lloj referendumi kundër presidentit dhe pro qeverisë, prandaj do të duhej të ishte Hashim Thaçi ai që jep dorëheqje nga pozita e tij, dhe jo të shkarkohet kryeministri dhe Qeveria me mocion parlamentar nga deputetët, sikur që ndodhi në seancën e fundit jashtëzakonshme të Kuvendit.

Image
Hysni Aliu

“Të hënën mbrëma,qeveria e Kosovës vendosi kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, si masë për të penguar zgjerimin e koronavirusit, duke nxitur reagimin e presidentit Hashim Thaçi i cili tha se kjo paraqet shkelje të rëndë të Kushtetutës së vendit. Presidenti i Kosovës organizoi një konferencë për gazetarë pak para orës 23 duke e cilësuar këtë veprim të qeverisë si kundër kushtetues dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe institucioneve që të mos e respektojnë vendimin e qeverisë. Mirëpo qytetarët nuk i dëgjuan fare thirrjet e Presidentit. Që nga ajo ditë presidenti është i rrezuar me referendum gjithë popullore dhe institucional. A ka më vështirë se sa kur një president shteti ka zero vlerë tek popullata dhe institucionet. Një president i dinjitetshëm, do të jepte dorëheqje të menjëhershme të nesërmen kur "referendumi" pro presidentit apo kryeministrit doli njëqind përqind pro kryeministrit Kurti”, thotë analisti politik, doktor Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas doktor Aliut, Presidenti Thaçi tash e tutje është pa minimumin e legjitimitetit përfaqësues, dhe ai do të duhej të ishte i dorëhequr pasi është rrëzuar me mospërfilljen qytetare.

“ Mos dëgjimi ndaj thirrjes së presidentit për mos respektim të vendimit të Qeverisë ishte një referendum i suksesshëm. Shpallja e kufizimeve të lëvizjes nga qeveria Kurti dhe tentimi i presidentit qe ato kufizime ti shpall të pa zbatueshme, duke ftuar madje edhe në mos dëgjueshmëri gjithë popullore e institucionale, ashtu siç bëhet në rastet e grusht shteteve, ishte një referendum në lidhje me atë se a qëndron populli mbrapa Qeverisë Kurti apo kryetarit Thaçi. Ky referendum, që Kosovës i kushtoi zero euro, tregoj që fjala e Presidentit është plotësisht e pavlefshëm, pasi që vendimi i qeverisë Kurti u respektua në përpikëri nga e gjithë popullata dhe institucionet. Madje as kërcënimi i presidentit që u bëri policisë së Kosovës nuk pati aspak sukses. Ata respektuan ligjin e jo presidentin”, thotë Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)