Shpërthen profesori i njohur: Klasa politike e Kosovës po e merr notën e dobët në një provim të madh

  • 31 March 2020 - 07:46
Shpërthen profesori i njohur: Klasa politike e Kosovës  po e merr notën e dobët në një provim të madh

“Kemi shpresuar se do të ishte diçka më mirë me këtë koalicion por dorën në zemër po shihet e po vërtetohet dita ditës së nuk ashtë aspak mi i mirë dhe më serioz se koalicionet e tjera të mëparshme. Dallojnë vetëm grupet e interesit kurse format e veprimit janë pothuajse të njëjtat. Këtë e dëshmon sjellja e tyre këto ditë të vështira, kur në një kohë të tillë po shihet se si po sillen, po shihet se si po keqpërdoret populli dhe po vazhdojnë të bëjnë politikë. Politikë jo serioze po bëjnë të gjithë, edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe LDK-ja si partnere e koalicionit por edhe opozita. Pra kemi në tërësi një katandisje të gjendjes dhe të situatës politike për çka nuk duhet dhe nuk mundë ta amnistojmë asnjërin prej tyre,” thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Analistët politik kanë filluar ta shohin me shqetësim të madh mos dakordancën e subjekteve politike, pozitës dhe opozitës, për tu ballafaquar me këtë sfidë të pandemisë së koronavirusit, me të cilën po ballafaqohet edhe Kosova, në kuadër ta pandemisë globale që ka përfshirë gjithë botën, por po bëjnë luftë për pushtet dhe për interesat e ngushta politike dhe lideriste.

Për këtë dështim në drejtimin e shtetit, në situatë të jashtëzakonshme, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik Jeton Kelmendi, i cili vlerëson se kjo kastë politike, në këtë legjislaturë të re, pozita dhe opozita, po dështojnë në një provim shumë të rëndësishëm, në kohën më kritike për vendin, sepse janë fokusuar në realizimin e interesave të ngushta puro politike, duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve por edhe stabilitetin e institucioneve të posa dala nga zgjedhjet. Prandaj sipas Kelmendit qytetari duhet të vetëdijesohet akoma më shumë që ta bëjë një diferencim edhe më të thellë dhe më të ashpër në zgjedhjet e radhës, që të ndëshkon me rrënjë këtë kastë të pa përgjegjshme politike e cila vetëm dy muaj pas krijimit të Qeverisë se re , po e futin vendin në një krizë tjetër dhe po rrezikojnë të ardhmen e shtetit të Kosovës, jo vetëm në politikën e brendshme, por edhe në raportet ndërkombëtare.

Image
Jeton Kelmendi

“Mendoj se në këtë kohë, këto orvatje për rrëzimin e qeverisë, janë shumë të shëmtuara dhe fatkeqësisht nuk mundë ta kem një adresë të veçantë se kë duhet ta fajësojmë për këtë gjendje, por duhet pranuar të vërtetën fatkeqe se këtu duhet nxjerr para përgjegjësisë, sulmuar e ndëshkuar, të gjitha strukturat politike, pozitën dhe opozitën e duke përfshirë këtu edhe Presidentin e vendit. Natyrisht se këtu nuk ka më pak faj as Kryeministri me ato aventurat e tij për shkarkim të një ministri, sepse pa dashur që të ja mbajmë anën askujt, mënyrat se si është duke u sjellur po tregohen shumë perverse. Po ashtu edhe partneri tjetër i koalicionit LDK, është duke u sjellë në mënyrë shumë jo serioze, duke mos ditur që ta ruaj dinjitetin e vetë as atë të qytetarëve, prandaj me këto subjekte politike, në këtë situatë, Kosova është në një gjendje kaotike të zhgënjimit dhe krejtësisht e pa shpresë’, thotë analisti politik, doktor Jeton Kelmendi.

Sipas Kelmendit, qytetarët patën shpresuar shumë se duke jua besuar votën këtyre dy subjekteve politike, do të vijnë ndryshime të thella pozitive, për ta nxjerr vendin nga katrahura në të cilën e futën qeverisjet e kaluara, por mjerisht realiteti po i zbeh ato pritje. “Kemi shpresuar se do të ishte diçka më mirë me këtë koalicion por dorën në zemër po shihet e po vërtetohet dita ditës së nuk ashtë aspak mi i mirë dhe më serioz se koalicionet e tjera të mëparshme. Dallojnë vetëm grupet e interesit kurse format e veprimit janë pothuajse të njëjtat. Këtë e dëshmon sjellja e tyre këto ditë të vështira, kur në një kohë të tillë po shihet se si po sillen, po shihet se si po keqpërdoret populli dhe po vazhdojnë të bëjnë politikë. Politikë jo serioze po bëjnë të gjithë, edhe Lëvizja Vetëvendosje, edhe LDK-ja si partnere e koalicionit por edhe opozita. Pra kemi në tërësi një katandisje të gjendjes dhe të situatës politike për çka nuk duhet dhe nuk mundë ta amnistojmë asnjërin prej tyre,” thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”. Sipas Kelmendit, diçka më aktiv dhe serioz është dukur puna e Ministrit të Shëndetësisë por duke u paraqitur në çdo kohë në media, lë shumë për të dëshiruar, sepse fare pak po punohet në sigurimin e testeve për analiza, e më shumë po dilet para kamerave për tu reklamuar e raportuar, sepse sipas Kelmendi numri i rasteve të dyshuara dhe atyre të testuara është në s’përputhje të madhe prandaj askush nuk po i di përmasat reale të depërtimit të pandemisë së koronavirusit në vendin tonë. “Shifrat që po raportohen mundë të mos jenë fare reale, mundë të ketë viktima që vdesë dhe nuk dihet fare cili ishte shkaku, sepse nuk kanë pasur mundësi që të shkojnë dhe të ju bëhen analizat, prandaj nuk regjistrohen si viktima të koronavirusit. Kam përshtypje se këtu gjithçka po bëhet për tu dukur se po bëhet mirë ndërkaq realiteti nuk është ashtu, nuk është ai përkushtimi maksimal serioz që duhet të jetë nga këto institucione, prandaj këtu, për këtë gjendje nuk mundë ta akuzosh vetëm Thaçin as vetëm Mustafën por përgjegjësi ka e gjitha kasta politike me disa dallime shumë të vogla në nuanca, sepse po dëshmohen që të gjithë janë e keqja e këtij vendi dhe qytetari duhet të mos e harron këtë por ta ndëshkon këtë kastë politike në momentin e duhur. Këto janë sjellje të pa përgjegjshme se sepse janë njerëzit në krye të institucioneve që janë mësuar të jenë e të sillen si të pa përgjegjshëm”, doktor Jeton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)