Profesori Smaka sfidon Qeverinë: Të sanksionohet me ligj sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave

  • 31 March 2020 - 07:51
Profesori Smaka sfidon Qeverinë: Të sanksionohet me ligj sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave

“Përkitazi me rezervat shtetërore, Qeveria aktuale do të duhej që urgjentisht të krijonte set të veçantë, të legjislacionit primar e sekondar, të tipit "Lex Specialis". Me atë legjislacion, ndër tjera, do të duhej të obligoheshin të gjitha entitetet biznesore për të formuar, ruajtur e mbrojtur sasitë dhe llojet e tyre, në përshtatje me vëllimin e mallrave që i prodhojnë përkatësisht që i qarkullojnë”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së legjislacionit dhe të ekonomisë, vlerësojnë së sfida me të cilën po ballafaqohet Kosova tani pandemia koronavirusit, e bënë tepër të domosdoshëm rishikimin e legjislacionit ekzistues dhe trajtimin në mënyrë shumë më serioze çështjen e pasjes së rezervave shtetërore të mallrave, në mënyrë që të mos përsëriten situata shqetësuese, sikur që kanë filluar të shfaqen tani, për rrezikun e mungesës së artikujve të ndryshëm të konsumit, gjatë ballafaqimit me një situatë të zgjatur të gjendjes së jashtëzakonshme, kufizimeve që imponohen nga situata si kjo apo edhe të tjera të fatkeqësive të ndryshme elementare.

Profesori i së drejtës Riza Smaka thekson se çështja e sigurimit afatgjatë të rezervave të shtetit, për tu përballe me situata të ngjashme të jashtëzakonshme, duhet të rregullohet në të ardhmen me legjislacion të veçantë. Të sanksionohen por edhe të subvencionohen rezervave të shtetit, për periudha më të gjata kohore, madje edhe duke përcaktuar kritere të veçantë për bizneset që merren më tregtimin e mallrave të konsumit të përditshëm dhe ato strategjike.

Image
Riza Smaka

“Çështja e rezervave shtetërore është e rendësish se veçante ndaj kërkohet të ri rregullohet plotësisht fillimisht me akt ligjor e rrjedhimisht me një varg të akteve të legjislacionit sekondar. Akti ligjor për rezervat shtetërore duhet të jetë i specifikuar, referuar sasisë e linjës buxhetore, rasteve dhe kërkesave të përdorimit si dhe sanksioneve juridike për situatat e shpërfilljeve të tyre. Sanksionet juridike do të duhej të ishin serioze të specifikuara për cilin do veprim të kundërligjshëm të shpërdorimit të rezervave shtetërore. Sanksionet për rastet e inkriminuara të shpërdorimit të rezervave shtetërore do të duhej të stimuloheshin me përgjegjësi morale, politike e penale”, thotë profesor Smaka për “Kosova Sot Online”.

Derisa qeverisjet e kaluar e kanë injoruar një çështje të tillë, duke e trajtuar vetëm sipërfaqësisht e formalisht, profesori Smaka thotë se tani barra i mbetet qeverisë së tanishme, që mbi bazën e përvojës që po e kalojmë tani, këtë fushë ta rregullon e specifikon me akte të reja ligjore. “Përkitazi me rezervat shtetërore, Qeveria aktuale do të duhej që urgjentisht të krijonte set të veçantë, të legjislacionit primar e sekondar, të tipit " Lex Specialis".Me atë legjislacion, ndër tjera, do të duhej të obligoheshin të gjitha entitetet biznesore për të formuar, ruajtur e mbrojtur sasitë dhe llojet e tyre, në përshtatje me vëllimin e mallrave që i prodhojnë përkatësisht që i qarkullojnë”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Sipas profesorit Smaka, obligime do të kishin me legjislacion të ri edhe familjet, veç e veç, sikur që do të kishin edhe sanksione për morpërmbushjen e tyre, duke ju nënshtruar kontrolleve dhe raportimeve periodike. “Në këtë vazhdë ka vend që edhe ekonomitë familjare të obligoheshin për krijimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e rezervave elementare, artikujve jetësore. Po ashtu Qeveria nëpërmjet ministrive përkatëse do të duhej të themelonte njësi organizative të specializuar të inspektorëve që do të duhej që paraprakisht e rregullisht të kontrollonin dhe ndërmerrnin masa legale për mirëmbajtjen e mirëvajtjen e rezervave shtetërore”, thotë profesor Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)