Topanica e Kamenicës shpallet zonë karantinë, i infektuari kishte kontakt me banorët

  • 31 March 2020 - 08:21
Topanica e Kamenicës shpallet zonë karantinë, i infektuari kishte kontakt me banorët

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati me anë të një postimi në Facebook ka lajmëruar se një fshat i kësaj komune është futur në karantinë.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qendron Kastrati me anë të një postimi në facebook ka thënë se fshati Topanicë, me urdhër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike> është shpallur si zonë e karantinuar.

Ky vendim vije pasi që në këtë fshat për herë të parë u mësua se ka një të infektuar me Covid-19.

Më herët Kastrati kishte qenë kundër që për këtë rast të futet e tërë Kamenica në karantinë.

“Rastet e konfirmuara, mbeten të tilla – të konfirmuara. Pra, nuk domethënë që janë personat e vetëm të infektuar. Karantinimi i një fshati të vetëm apo një zone të caktuar nuk është më forma më efektive për të luftuar këtë pandemi. Nuk guxojmë asesi të izolojmë një zonë dhe të tjerët të relaksohemi. Sot duhet vetkaranatinim në shtëpitë tona. Secili Dilni vetëm për gjërat e domosdoshme dhe atëhere kur të dilni, pajisuni me masa mbrojtëse (doreza, maska kirurgjike dhe mbajeni distancën)”, shkruan ai në Facebook.

Ky është postimi i plotë i Qendronit:

Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Topanicë, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, e ka shpallur këtë fshat si zonë karantinë. Kjo pasi dyshohet se personi i dyshuar ka pasur kontakt të drejtpërdrejtë me banorët tjerë.

Për luftimin e kësaj pandemie nuk mjafton vetëm karantinimi i një zone të caktuar, por këtë duhet ta bëjmë të gjithë. Të rrimë në shtëpitë tona në secilën pjesë të komunës.

Nuk duhet të mendojmë që rreziku prej infektimit me këtë virus është i izoluar vetëm në Topanicë dhe ne të tjerët jemi të sigurtë. Nuk guxojmë të mendojmë që të infektuar janë vetëm rastet e konfirmuara.

Rri n’shpi për veten dhe familjen!

#RriNshpi

Topanica shpallet si zonë karantinë Pas rastit të parë pozitiv me Covid-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin…

(Kosova Sot Online)