Parashikimet e Baba Vanga për vitin 2020: Trump i sëmurë dhe atentat ndaj Putinit, si dhe luftë kimike në Evropë

  • 31 March 2020 - 08:32
Parashikimet e Baba Vanga për vitin 2020: Trump i sëmurë dhe atentat ndaj Putinit, si dhe luftë kimike në Evropë

Një grua bullgare e cila vdiq mbi njëzet vjet më parë, ka parashikuar se viti 2020 do të jetë “një vit i errët”.

Siç shkruan The Sun, jetët e presidentit amerikan Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin mund të jenë në rrezik dhe lufta kimike do të shohë që kontinenti Evropian të pushojë së ekzistuari, tha ajo.

Pavarësisht se ishte e verbër, Baba Vanga mendohet se ka pasur “aftësi supernjerëzore” kur bëhet fjalë për çështje të së ardhmes.

Ajo është përfolur të ketë parashikuar sulmet terroriste të 11 Shtatorit, dymbëdhjetë vjet para se të ndodhnin dhe fundosjen e nëndetëses ruse Kursk vitin pasues.

Në vitin 1989 ajo u tha ndjekësve të tmerruar: “Tmerr, tmerr! Vëllezërit Amerikanë do të sulmohen nga zogjtë e çelikut”.

Ndjekësit e saj, emri i së cilës do të thotë “Gjyshja Vanga”, thonë se parashikimet e saj shkojnë deri në vitin 5079 – kur ajo besoi se do të marrë fund universi.

Dhe para vdekjes së saj në moshën 85 vjeç ajo dha një seri profecish edhe për vitin 2020.

Ajo zbuloi se jeta e Vladimir Putinit mund të jetë në rrezik, falë një atentati nga dikush që tashmë punon brenda Kremlinit.

Dhe presidenti Donald Trump mund të përballet me të njëjtin fat, me parashikimin e Vanga se një tumor i trurit mund ta lë atë të shurdhër – ose të vdekur.

Ajo gjithashtu parashikoi që Evropa do të binte në duart e “ekstremistëve myslimanë” – por gruaja e vjetër gjithashtu e kishte parashikuar këtë në vitet e kaluara.

Ajo tha se ekstremistët “do të lëshonin ferrin me një arsenal të armëve kimike”.

Ndjekësit e figurës kontraverse megjithatë kanë thënë se saktësia e saj është prej 85 për qind në parashikimet e mëparshme.

(Kosova Sot Online)