Së paku 19 të vdekur nga një zjarr në pyjet e Kinës

  • 31 March 2020 - 10:37
Së paku 19 të vdekur nga një zjarr në pyjet e Kinës

Agjencia shtetërore e lajmeve në Kinë, Xinhua, ka raportuar se 19 persona, përfshirë 18 zjarrfikës, kanë vdekur si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në pyjet e provincës jugore, Sichuan.

Zjarri besohet të ketë filluar në një fermë të hënën dhe më pas është përhapur në malin që ndodhej afër saj për shkak të erës së fuqishme. Deri në mesnatën e së hënës raportohet të jenë djegur një mijë hektarë pyje.

Nga ky zjarr po rrezikohen dy pompa të karburanteve dhe një qendër depo e gazit, katër shkolla, dhe qendra më e madhe tregtare e qytetit Xichang, njoftoi një zyrtar lokal përmes rrjeteve sociale.

Në këtë qytet jetojnë gati 700 mijë banorë dhe ai shtrihet rreth 340 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit provincial, Chengdu.

Më shumë se 1200 banorë lokalë janë evakuuar për shkak të zjarrit dhe rreth dy mijë zjarrfikës janë dërguar si përforcim për të luftuar me flakët.

(Kosova Sot Online)