Portugalia ua jep azilkërkuesve të gjitha të drejtat e shtetësisë gjatë pandemisë

  • 31 March 2020 - 10:52
Portugalia ua jep azilkërkuesve të gjitha të drejtat e shtetësisë gjatë pandemisë

Portugalia ia ka thënë përkohësisht të gjitha të drejtat e shtetësisë imigrantëve dhe azilkërkuesve në kohën e përhapjes së koronavirusit. Kështu, ata do të kenë qasje të plotë në sistemin shëndetësor të vendit.

Këshilli Portugez i Ministrave tha se ky vendim do t’ua garantojë të gjitha të drejtat tërë qytetarëve të huaj që janë duke pritur përgjigje nga autoritetet e migracionit, që do të thotë se ata do të trajtohen sikur të ishin persona me leje të përhershme të qëndrimit. Kjo do të vlejë deri më 30 qershor.

Ky këshill sqaroi se vendimi është marrë me qëllim të uljes së rrezikut ndaj shëndetit publik dhe mbrojtjen e zyrtarëve të migracionit, agjentëve kufizatë, imigrantëve dhe azilkërkuesve.

Portugalia e ka shpallur gjendjen emergjente më 18 mars dhe ajo do të mbetet në fuqi për 15 ditë. Kryeministri portugez, Antonio Costa, tha gjatë një konference për gazetarë se demokracia nuk do të pezullohet.

Presidenti portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, e cilësoi pandeminë Covid-19 si luftë të vërtetë, e cila do t’iu sjellë sfida të vërteta ekonomisë dhe mënyrës së jetesës.

Shteti i Evropës Jugperëndimore për një kohë të gjatë ka qenë nën diktaturë, ndërsa sistemi demokratik filloi të zbatohej nga viti 1974.

(Kosova Sot Online)