Prekëse/ Të martuar prej 53 vitesh, vdiqën në të njëjtën dhomë spitali pak orë nga njëri-tjetri

  • 31 mars 2020 - 11:39
Prekëse/ Të martuar prej 53 vitesh, vdiqën në të njëjtën dhomë spitali pak orë nga njëri-tjetri

Një çift në Irlandën Veriore, të cilët ishin martuar për 53 vjet, vdiqën brenda disa orësh nga njëri-tjetri, pasi ishin prekur nga koronavirusi. Christopher Vallely, 79 vjeç dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjeç, humbën jetën gjatë fundjavës në të njëjtën dhomë në spitalin “Mater” në Belfast.

Christopher u shtrua në spital dhe u vendos në izolim 10 ditë më parë pasi shfaqi simptoma. Isobel u shtrua në spital të enjten e kaluar dhe vdiq të shtunën në mbrëmje, një ditë pas përvjetorit të dasmës së tyre.

Christopher u zhvendos në dhomën që ajo kishte zënë pasi gjendja e tij u përkeqësua. Ai vdiq të dielën 12 orë pas gruas së tij.

Të dy kishin sëmundje themelore të mëparshme: Isobel pati një infarkt vitin e kaluar dhe Christopher u diagnostikua së fundmi me kancer të mushkërive.

“Ata ishin prindër të mahnitshëm”, tha vajza e tyre Fiona Vallely për “Irish News”.

“Dhe ata do të kishin bërë gjithçka për këdo. Ishin njerëz fantastikë dhe nuk meritonin të iknin në këtë mënyrë”.

(Kosova Sot Online)