Familjarët e të prekurve me Covid 19 nga Fushë Kosova jane të izoluar, thotë kryetari Berisha

  • 31 March 2020 - 16:24
Familjarët e të prekurve me Covid 19 nga Fushë Kosova jane të izoluar, thotë kryetari Berisha

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha ka mohuar lajmin se dy të infektuarit me koronavirus nga kjo komunë kanë shpërndarë ndihma duke qenë pozitiv me COVID-19. Berisha ka thënë për se e ka të konfirmuar që dy të infektuarit që janë nga e njëjta familje asnjëri nga ta nuk ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e ndihmave.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar për tri raste të reja të prekuar nga virusi COVID-19 me vendbanim në komunën e Fushë Kosovës.

Komuna e Fushë Kosovës kishte reaguar ndaj këtij njoftimi të IKSHP’së duke thënë se nuk janë raste të konfirmuara e më pas kjo komunë ka konfirmuar tri rastet e infektuara në fshatin Miradi e Ulët..

Kryetari Berisha tha se asnjëri nga dy meshkujt e infektuar nuk ka shpërndarë ndihma.

“Sapo e kam konfirmuar se të dy djemt nuk kanë punuar qe 6 muaj dhe nuk kanë shpërndarë kurfar ndihme”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka deklaruar se të trija rastet janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë asnjë problem.

“Të tri rastet që janë në komunën tonë kanë qenë raste kontakti dhe janë të një familje në fshatin Miradi e Ulët, ata janë të vetizoluar dhe nuk kanë ndonjë problem të madh shëndetësor”, ka thënë kryetari i Fushë Kosovës.

Ndërkaq sot, IKSHPK’ja ka njoftuar edhe për dy raste të reja që rezultuan pozitiv me COVID-19, nga testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive.

Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 108 persona me koronavirus, një 82-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është shëruar.

Kosova më 13 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, ose i njohur si koronavirus. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 106 raste të personave të prekur me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli.

(Kosova Sot Online)