Komuna e Mitrovicës fillon me dezinfektimin e hyrjeve të ndërtesave

  • 31 March 2020 - 18:18
Komuna e Mitrovicës fillon me dezinfektimin e hyrjeve të ndërtesave

Komuna e Mitrovicës fillon me dezinfektimin e hyrjeve të ndërtesave

Sot ka filluar procesi i dezinfektimit të hyrjeve të banesave kolektive në Mitrovicë, si një ndër masat parandaluese të virusit COVID-19

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Komuna e Mitrovicëës

“Këto masa janë ndërmarrë nga Komuna e Mitrovicës për të parandaluar rrezikun e përhapjes së koronavirusit.Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, dhe Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Banesore, kanë dezinfektuar dhe pajisur me dezinfektues rreth 750 hyrje të banesave kolektive në kryeqytet

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të Komunës së Prishtinës.

“Bashkë me Ndërmarrja Publike Banesore SH.A. Prishtinë kemi përfunduar me sukses dezinfektimin dhe pajisjen me dezinfektues e udhëzues me këshilla për mbrojtje nga COVID-19 të rreth 750 hyrjeve të banesave kolektive në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e komunës.


(Kosova Sot Online)