Deputeti i AAK’së: Ish-luftëtarve të papunë t’iu jepen nga 100 euro në muaj shtesë

  • 31 March 2020 - 19:22
Deputeti i AAK’së: Ish-luftëtarve të papunë t’iu jepen nga 100 euro në muaj shtesë

Deputeti i AAK’së: Ish-luftëtarve të papunë t’iu jepen nga 100 euro në muaj shtesë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Syla, ka bërë thirrje që shteti t’u dalë në ndihmë ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtae të Kosovës, që jetojnë në kushte të rënda dhe vetëm me pensionin prej 170 eurosh.

Syla ka thënë se ata ishin në vijën e parë kur vendi kishte nevojë. Ai ka deklararuar se anashkalimi i tyre nga pakoja qeveritare për ndihmë për shkak të krizës me koronavirusin, nuk arsyetohet.

Ai ka bërë thirrje që atyre t’u jepen të paktën nga 100 euro shtesë për këto dy muajt e krizës.

Reagimi i plotë:

Luftëtarëve ju duhet ndihma e shtetit

Me mijëra luftëtarë të UÇK-së, jetojnë në kushte të rënda dhe vetem me një pension prej 170 euro.

Ata ishin në vijën e parë, kur iu deshën vendit. Nuk kursyen asgjë nga vetja.

Asokohe shumica të rinj, tani shumica familjarë, me fëmijë e prindër, që të gjithë të papunë.

Anashkalimi i tyre nga pakoja qeveritare, nuk arsyetohet.

Propozoj që të paktën 100 euro shtesë për këto dy muaj, kur po kalojmë në një krizë pandemike, e kur shpenzimet janë shtuar.

Luftëtarët si kurrë më parë kanë nevojë për ndihmën e shtetit që e ndërtuan me djersën e mundin e tyre.


(Kosova Sot Online)