Kurti: U befasova nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithatë do ta zbatoj

  • 31 March 2020 - 20:28
Kurti: U befasova nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, megjithatë do ta zbatoj

Kryeministri në detyrë i Kosovë, Albin Kurti, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese e ka befasuar atë, por megjithatë do ta respektojë.

“Jam befasuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, por do ta respektojmë atë”, ka thënë Kurti.

Tutje, Kurti ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka treguar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e nevojshme.

“Po të thoshte Gjykata Kushtetuese se vendimi duhet zbatuar menjëherë, kjo do të na bënte dëm. Por duket se ky vendim ka qenë një vendim në siklet e sipër i Gjykatës Kushtetuese, por është interesante që ky vendim na ka dhën të drejtë duke thënë që s’ka nevojë të shpallet gjednja e jashtëzakonshme”, ka thënë Kurti.

Gjithashtu, kryeminsitri në detyrë thtoë se është bazuar në ligj për vendimin që nxori qeveria, megjithatë Gjykata Kushtetuese nuk mendoi ashtu.

“Gjykata Kushtetutese thotë se vendimi ynë do duhej të merrej duke u bazuar në ligj. Por, ne në ligj jemi bazuar”, shtoi Kurti.

(Kosova Sot Online)