Koronavirusi në Fushë Kosovë, tre anëtarë të një familje në vetizolim

  • 31 March 2020 - 20:47
Koronavirusi në Fushë Kosovë, tre anëtarë të një familje në vetizolim

Po vazhdojnë të kryejnë punët e tyre të përditshme. Banorët e fshatit Miradi e Ulët të Fushë Kosovës, nuk i ka penguar në aktivitetin e tyre fakti që tashmë janë tri raste të infektuara me virusin korona në fshatin e tyre.

Bëhet fjalë për anëtarë të së njëjtës familje që po qëndrojnë në vetizolim.

Ragip Drenovci, banor këtu thotë se po dëgjojnë këshillat e institucioneve shëndetësore.

Për të zgjidhje është vetizolimi.

E në Komunën e Fushë Kosovës deklarojnë se të infektuarit me Covid 19 nga kjo Komuna kanë marrë virusin nga kontakti I drejtpërdrejtë me familjarë të infektuar.

Kurse sipas Topallit, nuk e kanë konsideruar të nevojshme vendosjen në karantinë të këtij fshati e as të lagjes ku jetojnë të prekurit nga virusi Corona.

Ndërkohë, nga Komuna thonë se po mbikëqyrin situatën dhe do të veprojnë në koordinim me institucionet qendrore të vendit.

(Kosova Sot Online)