KEK’u ndan 2 milionë euro për punëtorët, do të marrin 300 euro shtesë

  • 31 March 2020 - 21:13
KEK’u ndan 2 milionë euro për punëtorët, do të marrin 300 euro shtesë

Edhe pse nuk janë në pakon emergjente të Qeverisë, Punëtorët e Korporatës Energjitike do të kenë paga shtesë për dy muajt e ardhshëm.

Kostoja për dy muajt e ardhshëm lidhur me këtë vendim, KEK-ut do t’i kushtojë 2 milionë euro.

Shëndeti i tyre, aktualisht është i mirë, thotë Thaçi, teksa u shpreh se nuk ka ndonjë informatë nëse ndonjëri nga punëtorët është i prekur me Coronavirus.

Që të evitohen kjo sëmundje, Thaqi ka thënë se kanë bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë që ta sjellin një ekip që të kontrollohen punëtorët e KEK’ut, pasi siç thotë ai, nuk kanë ndonjë mjet për analiza.

Mirëpo, i njëjti ka arsyetuar edhe mos dërgimin e këtij ekipi për shkak të punës së madhe që ka kjo ministri në këtë kohë pandemie.

(Kosova Sot Online)