E thotë analisti : Marrëveshja me Serbinë nuk është aq e thjeshtë, hartat për ndarje po qarkullojnë...

  • 01 April 2020 - 07:14
E thotë analisti : Marrëveshja me Serbinë nuk është aq e thjeshtë, hartat për ndarje po qarkullojnë...

“Prej fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi janë ndërruar 4 kryeministra dhe 4 presidentë. Nëse marrëveshja Kosovë-Serbi qenka aq e thjeshtë me njohje reciproke, pse nuk po e nënshkruajnë atë dreq marrëveshje. Nëse qenka ashtu siç po thonë ne do të jemi fitimtar. Shpëtojmë edhe ne populli nga torturat me këto bisedime. Jemi lodhur më. Edhe nga këta politikan që na kanë shkatërruar jetën qe dy dekada, shpëtojmë edhe nga temat si bisedimet me Serbinë, taksa e c’taksa. Mirëpo nuk është e thjeshtë siç po shpreson populli në bazë të deklaratave, sepse deklaratat duhet lexuar edhe mes rreshtash. Edhe nëse s'do të ketë shkëmbim territori ose vetëm ndarje të veriut të Kosovës, do të ketë diçka që s'do të jetë e mirë për shtetin tone, sepse Serbia nuk pranon aq lehtë ta pranoj Kosovën pa fituar diçka. Qofsha i gabuar”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.
 
Analisti politik Faik Krasniqi, ndonëse i ka vlerësuar serioze deklaratat përfaqësuesit Amerikan në Bisedimet me Serbinë Richard Grenell, sipas të cilit nuk ka plan për bisedime, me opsionin e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, thekson se derisa ka harta të cilat qarkullojë atëherë nuk mundë të përjashtohet me aq lehtësi, rreziku i  nxjerrjes së një plani të tillë për diskutim edhe gjatë dialogut. Për më tepër ky rrezik eksiton dhe bëhet shqetësues, kur e shohim Hashim Thaçin me Aleksdandër Vuçiçin duke i vizatuar hartat me praninë e tyre. Një foro historike që nuk mundë të demantohet.

Image
Faik Krasniqi

Prandaj, analisti Krasniqi kërkon më shumë qartësi të faktorit ndërkombëtar rreth kësaj çështje, e posaçërisht pozicionit të pa lëkundur Amerikën, sepse po të ishte proces aq i thjeshtë, marrëveshja do ishte arritur kaherë.
“Prej  kohësh  janë duke qarkulluar këto harta për shkëmbim territori. Është mirë që ambasadori Grenell e bëri të qartë se s'do të ketë shkëmbim territori. Por zyrtarët e lartë amerikan e kanë thënë me dhjetëra herë: "Ne pranojmë çdo marrëveshje që arrihet mes liderëve të Kosovës dhe Serbisë". Që do të thotë janë të pajtimit edhe për shkëmbim territori, ose edhe për ndarjen e Kosovës nëse pajtohen liderët”, thotë Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.


 
Sipas Krasniqit, në Kosovë janë ndërruar katër Qeveri,kryeministra dhe kryetar shteti, që nga fillimi i këtyre bisedimeve, prandaj kjo flet mjaftueshëm si situatë për seriozitetin dhe kompleksicitetin e çështjes. “Prej fillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi janë ndërruar 4 kryeministra dhe 4 presidentë. Nëse marrëveshja Kosovë-Serbi qenka aq e thjeshtë me njohje reciproke, pse nuk po e nënshkruajnë atë dreq marrëveshje. Nëse qenka ashtu siç po thonë ne do të jemi fitimtar. Shpëtojmë edhe ne populli nga torturat me këto bisedime. Jemi lodhur më. Edhe nga këta politikan që na kanë shkatërruar jetën qe dy dekada, shpëtojmë edhe nga temat si bisedimet me Serbinë, taksa e c’taksa. Mirëpo nuk është e thjeshtë siç po shpreson populli në bazë të deklaratave, sepse deklaratat duhet lexuar edhe mes rreshtash. Edhe nëse s'do të ketë shkëmbim territori ose vetëm ndarje të veriut të Kosovës, do të ketë diçka që s'do të jetë e mirë për shtetin tone, sepse Serbia nuk pranon aq lehtë ta pranoj Kosovën pa fituar diçka. Qofsha i gabuar”, thotë analisti politik Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)