Alarmon Profesori i njohur: Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ja kush do ti bashkohet Hashim Thaçit për tregti territoresh me Serbinë

  • 01 April 2020 - 07:33
Alarmon Profesori i njohur: Pas rrëzimit të Qeverisë Kurti, ja kush do ti bashkohet Hashim Thaçit për tregti territoresh me Serbinë

“Nuk ka dilemë se rrëzimi i Qeverise Kurti lidhet drejtpërdrejtë me z. Thaçi dhe z. Mustafa. Të tjerët, AAK dhe NISMA iu bashkuan mocionit dhe votimit, thjeshtë nga urrejtja. Tash po dihet se marrëveshja midis Thaçit dhe Vuqiqit,  nën ombrellën e z. Grenell veç ekziston. Ne nuk e dimë se çka përmban, por mendohet se kemi copëtim të Kosovës, Asociacion serb brenda vendit tonë dhe exterritoret serbe për kisha dhe manastire. Kjo në fakt është shkatërrim i Kosovës. Dhe, kjo do ti sjell shumë probleme vendit tonë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.
 
 Profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi, njohës me përvojë i zhvillimeve politike në vend, një nga themeluesit kryesor të LPK-së, thekson se duhet marr me shumë seriozitet dhe besueshmëri deklarimin e Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës, madje për të dytën herë, se ai ka njohuri dhe informata  tepër të sakta, të besueshme, për ekzistimin e marrëveshjes së gatshme me Serbinë, të hartuar në takimet sekrete, nga Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuqiqi, por vetëm ka qenë çështje e pritjes së nënshkrimit të saj dhe miratimit në Kuvend, pas rrëzimit të qeverisë  Kurti. Kelmendi thotë se zbardhja e kësaj të vërtetë duhet të jetë një alarm seriozë për qytetarët dhe për vetë  Kuvendin e Kosovës, për ta kundërshtuar dhe pamundësuar realizimin e kësaj marrëveshje.
 

Image
Muhamet Kelmendi

 
“Nuk ka dilemë se rrëzimi i Qeverise Kurti lidhet drejtpërdrejtë me z. Thaçi dhe z. Mustafa. Të tjerët, AAK dhe NISMA iu bashkuan mocionit dhe votimit, thjeshtë nga urrejtja. Tash po dihet se marrëveshja midis Thaçit dhe Vuqiqit, nën ombrellën e z. Grenell veç ekziston. Ne nuk e dimë se çka përmban, por mendohet se kemi copëtim të Kosovës, Asociacion serb brenda vendit tonë dhe exterritoret serbe për kisha dhe manastire. Kjo në fakt është shkatërrim i Kosovës. Dhe, kjo do ti sjell shumë probleme vendit tonë”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.


 
Sido qoftë Muhamet Kelmendi beson që përveç votave të PDK-së dhe të LDK-së, marrëveshja Thaçi Vuqiqi në dëm të tërësisë territoriale të shtetit të Kosovës nuk do të arrin të kalon në Kuvend, sepse të të rirreshtohen përsëri, shumica e forcave politike për ta kundërshtuar atë, madje VV-ja do ta thërret popullin edhe në protesta, sikur që ka vepruar në të kaluarën. “Nuk mendoj se AAK do të akordohet me ndarjen e dhe me copëtimin e Kosovës. Kam mendim se edhe NISMA do të jetë kundër. Por, VV do të jetë me siguri subjekti politik që do të del në ballë të çështjes. Populli do të ngritët në këmbë. Nuk ka mundësi që shqiptarët të pajtohen me humbje të tjera të territorit. Kombi ynë ka humbur mbi dy Kosova. Ato tash janë sllavizuar. Këtë më nuk e toleron. Kombi shqiptar do të proteston dhe i tëri do të ngritët në demonstrata. Madje, edhe me luftë do të mbron vendin. Këtë. z. Thaçi dhe shumë thaçat tjerë nuk po e kuptojnë ose e dinë por nuk duan të shohin. Kjo është keq për ta, sepse populli do ti shkelë si kërpudhat dhe do të fitoj. Nuk mundet kurrë kombi i ynë në këtë shekull të pajtohet me matrapazët e politikës që për interesa vetanake  ta japin edhe vendin. Këtu nuk është fjala vetëm për vjedhje, për krime dhe kapje të shtetit, por për shkatërrimin e shtetit dhe të ardhmes së kombit shqiptar. Këtë kurrë nuk e lejon kombi ynë”, thotë profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)