Vazhdon përhapja e Covid-19, ky është bilanci i fundit

  • 01 April 2020 - 08:43
Vazhdon përhapja e Covid-19, ky është bilanci i fundit

Përhapja e  pandemisë së Covid-19 vijojnë me ritme të shpejta.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i persona të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 42341, ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 859,796.

Të shëruar deri tani janë 178,301 pacientë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 189,618 ndërsa të vdekur janë 4075.

Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në 12,428 viktima.

(Kosova Sot Online)