Takimi Thaçi – Kurti në fotografi

  • 01 April 2020 - 10:57
Takimi Thaçi – Kurti në fotografi

Pak minuta më parë ka përfunduar takimi në mes të presidentit të shtetit, Hashim Thaçit dhe kreut të Qeverisë në detyrë, Albin Kurtit.

Ky takim u mbajt me ftesë të presidentit, që ftoi për konsultim liderët e partive politike pas votimit në qeveri të mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Pas takimit Kurti tha para mediave se iu është përgjigjur Thacit se nuk pranojnë alternativa tjera pos asaj të shkuarjes në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Në presidencë momentalisht po mbahet takimi i presidentit me të parin e LDK’së Isa Mustafën.

Presidenca ka publikuar fotografi nga takimi i Thaçit me Kurtin.

(Kosova Sot Online)