Dy shtetas të Shqipërisë dhe një i Serbisë erdhën ilegalisht në Kosovë, ata vendosen në karantinë

  • 01 April 2020 - 12:06
Dy shtetas të Shqipërisë dhe një i Serbisë erdhën ilegalisht në Kosovë, ata vendosen në karantinë

Katër persona dje janë arrestuar nga Policia e Kosovës pasiqë kaluan legalisht kufirin në Kosovë

Sipas policisë, dy të dyshuar kanë qenë nga Shqipëria, një  shtetas i Serbisë dhe një kosovar.

Ata janë futur në karantinë, në Prishtinë.

Krojet e Gërmicës 31.03.2020-12:15. Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër  shtetasë të R. Shqipërisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas kontrollave mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

Hani Elezit 31.03.2020 – 16:20. Nga njësitet policore janë ndalur dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një mashkull shtetas i Serbisë, pasi që të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin. Pas kontrollave mjekësore, të njëjtit janë dërguar në karantinë në Prishtinë.

(Kosov Sot Online)