Reagon Instituti i Medias i kërkon Qeverisë që të mbështeten financiarisht mediat dhe gazetarët

  • 01 prill 2020 - 12:46
Reagon Instituti i Medias i kërkon Qeverisë që të mbështeten financiarisht mediat dhe gazetarët

Instituti i Medias i kërkon Qeverisë që të mbështeten financiarisht mediat dhe gazetarët

Instituti i Medias i Kosovës ka mbajtur konferencë lidhur me masat e Qeverisë së Kosovës për të përkrahur sektorin privat të bizneseve e që po konsiderohet diskriminuese ndaj mediave private të Kosovës.

Kryetari i Bordit të Institutit të Medias, Fazli Veliu tha se është e padrejtë që në pakon emergjente të mos përfshihen edhe mediat.

“Udhëheqësit e këtyre institucioneve që shkojnë në punë i kërkojnë mediat dhe kur kemi nevojë ne për ta ata neve nuk na përkrahin, sepse kriza që po shkakton Covid-19 ka prekur edhe mediat”.

Veliu më tutje ka thënë se nëse Qeveria nuk i përkrah mediat atëherë rrezikohet mbyllja e 50 radiove dhe TV regjionale.

Ai ka kërkuar nga Qeveria që t’i përkrah gazetarët me nga 300 euro për 3 muaj si dhe pronarët e mediave me nga 400 euro.

Anëtari  i Bordit të Institutit të Medies Nexhmedin Spahiu ka thënë se mediat duhet të lirohen nga taksa vjetore për sivjet. Ai tha se mediat e huaja vijnë në Kosovë pa licencë dhe nuk paguajnë taksë.

Agron Krasniqi nënkryetar i bordit të këtij instituti tha se kjo shumë nuk do ta ngarkonte shumë buxhetin e Kosovës.

“Nuk është shumë e madhe  që do të ngarkonte buxhetin e Kosovës sepse po bëhet  fjalë për 400 punëtorë. Ne jemi të interesuar të mbrojtja e medieve sepse janë jashtë fokusit të Qeverisë”.

(Kosova Sot Online)