Raportuesja e PE-së shpreson që heqja e taksës ta sjellë dritën e gjelbër për heqjen e vizave

  • 01 April 2020 - 13:02
Raportuesja e PE-së shpreson që heqja e taksës ta sjellë dritën e gjelbër për heqjen e vizave

Raportuesja për Kosovën në Parlamenti Evropian, Viola Von Cramon po shpreson që Këshilli i Bashkimit Evropian do t’a marrë parasysh vendimin e qeverisë në detyrë të Kosovës për heqjen e tarifave, që t’a jap dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Eurodeputetja ka shkruar në Twitter se vendimi i kryeministrit në detyrë për heqjen e tarifave është një sinjal i rëndësishëm për bashkëpunim politik në rajoj.

“Urime qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit në detyrë Albin Kurti për heqjen e tarifave. Sinjal shumë i rëndësishëm për zhvillim ekonomik dhe për bashkëpunim politik në rajon. Shpresoj që do të vlerësohet nga Këshilli i Bashkimit Evropian për t’i dhënë dritën e gjelbër liberalizimit të vizave”, ka shkruar Von Cramon.

Sot qeveria në detyrë ka marrë vendimin që të heq tarifën 100% ndaj mallrave serbe dhe të fillojë zbatimi gradual të reciprocitetit.

(Kosova Sot Online)