Suhareka përdorë një mënyrë të re për evidentimin e të gjithë të sëmurëve

  • 01 April 2020 - 13:17
Suhareka përdorë një mënyrë të re për evidentimin e të gjithë të sëmurëve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka treguar një formë të re për evidentimin e të sëmurëve kronik në këtë komunë. Ekipi Mjekësor i Kujdesit Shtëpiak, do të kujdeset për evidentimin e të sëmurëve kronik.

Formularët e përgatitur do ti dorëzohen edhe QKMF-së, QMF-ve dhe AMF-ve.

Kjo statistikë do të krijojë një pasqyrë evidentuese të të dhënave, për secilin banorë rezident në Komunën e Suharekës.

“Kujdesi shëndetësor është prioriteti kryesor dhe për këtë punëtorët shëndetësor nga komuna jonë, janë të parët për t’iu shërbyer qytetarëve.

Ju lutemi të gjithë qytetarëve, që kanë sëmundje kronike të paraqiten në qendrën më të afërt mjekësore, apo ta lajmërojnë Ekipin Mjekësor të Kujdesit Shtëpiak në 045/930/001″ shkruan Muharremaj në njoftim.

(Kosova Sot Online)