Sherr mes dy familjeve, plagoset me sëpatë 41-vjecari

  • 01 April 2020 - 14:05
Sherr mes dy familjeve, plagoset me sëpatë 41-vjecari

Një konflikt për çështje pronësie ka ndodhur mes dy familjeve në Golem të Kavajës.

Policia thotë se në pranga është vënë një 41-vjecar pasi goditi me sëpatë komshiun e tij 65 vjec.

Blutë e Kavajës kanë reaguar duke bërë të mundur mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit mes dy familjeve.

“Shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë shtetasin S. M., 41 vjeç, në Golem, Kavajë, i cili sapo ka parë Policinë ka tentuar të largohet, por është kapur dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi S. M., gjatë konfliktit të ashpër me komshiun e tij, shtetasin T. A., 65 vjeç, e ka goditur këtë të fundit, me sëpatë, në trup, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me fishekë.

Materialet do t’i kalojnë prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

(Kosova Sot Online)