Në Gjilan asnjë rast pozitiv me koronavirus në pesë ditët e fundit

  • 01 April 2020 - 14:14
Në Gjilan asnjë rast pozitiv me koronavirus në pesë ditët e fundit

Në Gjilan asnjë rast pozitiv me koronavirus në pesë ditët e fundit.

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka thënë se tash e pesë ditë  nuk ka raste pozitive me koronavirus në këtë komunë.

Haziri ka thënë se pesë shtëpi janë në vetizolim.

Kryetari i Gjilanit ka thënë se janë duke punuar në rrafshin regjional që të lënë daljen e infeksionit nga fshati Topanicë e Kamenicës.

“Lajmi i mirë është se tash e pesë ditë nuk e kemi asnjë rast të dyshuar me Covid 19 nga Gjilani, derisa pesë shtëpi janë në vetizolim. Po punojmë në menaxhimin e gjendjes në dy binarë.Në rrafshin lokal ka një angazhim të madh për ruajtjen e shëndetit publik në kuadër të Qendrës Operative Emergjente dhe Komitetit të emergjencave. Ndërsa, në rrafshin regjional, po angazhohemi me kryetarët e komunave që ta menaxhojmë situatën sa më mirë, duke mos e lënë daljen e infeksionit jashtë vendbanimeve të caktuara, siç është Topanica. Besojmë shumë që do të shkojmë në ulje të rasteve, por duke respektuar strikt rregullat, me kujdes maksimal”, ka shkruar Haziri në Facebook.

(Kosova Sot Online)