Gazetari i huaj ia bën një pyetje Konjufcës për reciprocitetin: A do të lejohen veturat me targa të Serbisë në Kosovë
Gazetari Tim Judah i është drejtuar me një pyetje lidhur me targat, Ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Glauk Konjufcës, që sot ka shkruar për masën e reciprocitetit. Deri më tani, ai nuk ka marrë përgjigje.
Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Glauk Konjufca, ka njoftuar sot për marrjen e vendimit për reciprocitetin përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter.
Ai tha se zbatimi i kësaj mase është mënyra e vetme që mund të çojë në normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, Konjufca nuk është përgjigjur në pyetjen e gazetarit Tim Judah, që pas publikimit të shkrimit nga ministri në detyrë, e ka pyetur atë se a vlen kjo masë edhe për targat.
Juhah e ka pyetur Konjufcën nëse një makinë me targa serbe mund të lejohet të hyjë në Kosovë, apo nëse duhet të ndodhë ashtu siç ka ndodhur deri më tani me kosovarët që kanë udhëtuar në Serbi.
Starting today, #Kosova government has lifted the 100% tariff placed on imports from #Serbia and #Bosnia and replaced them with a gradual process of reciprocity towards Serbia. We believe that equality is the only pathway for the normalization of our relations.
— Glauk Konjufca (@KonjufcaGlauk) April 1, 2020
(Kosova Sot Online)