Thaçi: I propozova Kurtit ligjin për referendum, s’ishte i koncentruar për të diskutuar

  • 01 April 2020 - 21:54
Thaçi: I propozova Kurtit ligjin për referendum, s’ishte i koncentruar për të diskutuar

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaci, ka thënë se në takimin me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin, i ka propozuar këtij të fundit referendumin për çështjen finale të mbylljes së dialogut me Serbinë.

“Në takimin me Kurtin ia kam propozuar ligjin për referendum për mbylljen e çështjes së dialogut Kosovë Serbi, për një marrëveshje finale. Ai e mori me skepticizëm dhe e pash se nuk pati koncentrim”, është shprehur Thaci.

Thaci foli edhe për çështjen e shkëmbimit të territoreve për të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kurrë nuk ka ekzistuar një opsion i tillë.

“Unë asnjëherë nuk kam folur për shkëmbim të territoreve, gjithmonë kam thënë jo autonomi, jo ndarje të Kosovës, jo shkëmbim të territoreve”, shtoi Thaçi.

(Kosova Sot Online)