SHBA, një foshnje 6-javëshe viktima më e re nga COVID-19

  • 01 April 2020 - 23:03
SHBA, një foshnje 6-javëshe viktima më e re nga COVID-19

Një foshnjë gjashtëjavëshe, që u shtrua në spital fundjavën e kaluar, humbi jetën nga koronavirusi, në Connecticut, njoftoi sot guvernatori fqinj i Nju Jorkut, Ned Lamont.

“Testet konfirmuan mbrëmë se foshnja ishte pozitive për COVID-19. M’u thye zemra”, tha Lamont.

“Ne mendojmë se është një nga personat më të rinj në botë, që vdiq nga ndërlikimet për shkak të COVID-19”, shtoi guvernatori, në llogarinë e tij në Twitter.

Numri i viktimave nga pandemia e koronavirusit në SHBA është rritur në 4 090, pasi 920 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave nga universiteti Johns Hopkins.

Të dhënat e përditësuara treguan se në 24 orët e fundit numri i rasteve me COVID-19 në SHBA është rritur në 189 633, me 25 023 raste të reja.

SHBA mbetet vendi me më shumë raste të regjistruara në botë, pasuar nga Spanja me 102 136 të infektuar.

(Kosova Sot Online)