E thotë analisti i njohur: Edhe Gjykata Speciale dorëzohet pa afat para koronavirusit, ja kur do të “shërohet”...

  • 02 April 2020 - 07:32
E thotë analisti i njohur: Edhe Gjykata Speciale dorëzohet pa afat para koronavirusit, ja kur do të “shërohet”...

“Për mendimin tim mos ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale, dhe ndërprerja e ftesave për të dyshuarit është rezultat I pandemisë golbale të Koronavirusit, pasi edhe ky institucion nuk mund të ishte imun ndaj pandemisë, sikur edhe çdo institucion tjetër që ka reduktuar aktivitetin në fushat e ndryshme”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.
 
Dorëheqje e gjyqtarit të Gjykatën Speciale të Kosovës, për krimet e dyshuara të luftës në Kosovë, e cila është bërë publike më 19 mars, dhe pas këtij lajmi kanë pushuar edhe ftesat e reja për intervistim nga Dhomat e specializuara të Gjykatës Speciale, sipas analistit politik Nexhat Haziri, nuk nënkupton aspak se kjo gjykatë do ti lë në “harresë” të dyshuarit  që janë intervistuar dhe ata të cilëve do ju vije radha, po puna e saj do të pauzon deri në tejkalimin e pandemisë me Koronavirusin dhe më pas  do të mobilizohet rishtas  dhe fillon aty ku ka mbetur. Në gjysmë të rrugës ka mbetur me këtë situatë edhe përgatitja e ngritjes së aktakuzave të para. Mirëpo Analisti Haziri thotë  se të gjithë ata që gjenden në listën e kësaj Gjykata, nuk kanë asnjë arsye të vetme që ti gëzohen lajmit për dorëheqjen e Gjyqtari Keith Raynor  i cili  e kishte edhe postin e zëvendëskryetarit të kësaj gjykate, pas pushimit të përkohshëm të Gjykatës. Sikur që dihet,  dorëheqjen e  tij nga dy pozitat në Gjykatën Speciale, gjyqtari  Keith Raynor e ka arsyetuar me shpërthimin e krizës globale shëndetësore, ndërkohë  që ka thënë se kohën e tij do t’ia kushtojë punës si gjykatës në Angli.
 
Analisti Nexhat Haziri thotë se krejt kjo situatë, dorëheqja e gjyqtarit, dhe pandemia e Koronavirusit, do të marrin më shumë kohë deri në ngritjen e aktakuzave të para dhe vazhdimin e intervistimeve të reja, por puna e kësaj gjykate nuk do të dështohet për shkak të kësaj situate të krijuar, sepse një pushim veprimi në këtë situa me përmasa botërore ka qenë më se i domosdoshëm edhe në këtë institucion.

Image
Nexhat Haziri

 
“Për mendimin tim mos ngritja e aktakuzave nga Gjykata Speciale, dhe ndërprerja e ftesave për të dyshuarit është rezultat I pandemisë golbale të Koronavirusit, pasi edhe ky institucion nuk mund të ishte imun ndaj pandemisë, sikur edhe çdo institucion tjetër që ka reduktuar aktivitetin në fushat e ndryshme”, thotë analisti Haziri për “Kosova Sot Online”.
 
Ai është i sigurt që të gjithë ata që dyshohen me bazë nga kjo gjykatë, që janë intervistuar ose do të intervistohen muajt në vijim, një ditë jo të largët do të dalin para drejtësisë dhe do të japin llogari për të bërat e tyre.

“Dorëheqja e Gjyqtari Keith Raynor , e cila u bë publike më 19 mars, mendoj se nuk do të ketë ndikim në punën e Gjykatës Speciale, e cila do të vazhdoj aktivitetin e saj në momentin kur situate do të jetë qetësuar në raport me pandeminë e Koronavirusit, dhe se cili që ka qenë pjesë e këtij procesi në veçanti si i dyshuar për krime lufte nuk duhet t’i gëzohet e as të shpresoj që për shkak të gjendjes së krijuar të krizës shëndetësore nga pandemia, do të dështoj puna e Gjykatës Speciale e cila ka rëndësi të veçantë për Kosovën, sidomos në dekriminalizimin e skenës politike dhe ç’kapje të shtetit nga politikan me dosje të trashe të krimeve të luftës, të involvuar edhe në vrasjet e kundërshtarëve politik, por edhe në krime të tjera dhe korrupsion me çka e kanë sjell Kosovën në pikën më të ultë të funksionimit të saj si shtet”, thotë  analisti politik Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)