Një paciente e prekur me COVID-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore, virusi prek edhe një infermerie

  • 02 April 2020 - 09:42
Një paciente e prekur me COVID-19 është në gjendje të rëndë shëndetësore, virusi prek edhe një infermerie

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se në Klinikën Infektive janë të hospitalizuar 44 raste me COVID-19 dhe se nga virusi është prekur edhe një infermiere.

Nga 44 raste të infektuar me Covid -19, 35 raste janë në gjendje stabile, 8 raste kanë nevojë për oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Një paciente në kujdesin intensiv e pranuar me 25.03.2020, vazhdon të jetë në gjendje të rendë dhe është në ventilim mekanik.

 

“Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, e testuar pozitiv me Covid -19 është edhe në infermiere e cila ka qenë në kontakt me 3 infermieret tjera të cilat janë Covid -19 pozitiv. Të 4 infermieret e infektuara janë në gjendje të mirë shëndetësore, prej të cilave tri janë të spitalizuara në klinikë ndërsa njëra është e vetizoluar në shtëpi”, thuhet në raportin e Klinikës Infektive.

Ndryshe, gjithsej numri i personave të infektuar me COVID-19 ka arritur në 125, 10 prej tyre janë shëruar dhe një ka ndërruar jetë.

(Kosova Sot Online)