Tajvani kishte njoftuar OBSH në dhjetor për rrezikun e koronavirusit, u injoruan

  • 02 April 2020 - 09:52
Tajvani kishte njoftuar OBSH në dhjetor për rrezikun e koronavirusit, u injoruan

Zyrtarë shëndetësorë në Tajvan kishin paralajmëruar Organizatën Botërore të Shëndetësisë në dhjetor të 2019’s se korona virusi i ri mund të bartej me kontakt nga njeriu në njeri, por organizata i kishte injoruar paralajmërimet e tyre, me gjasë për shkak të marrëdhënies së tyre me Kinën ku shpërtheu pandemia.

The Financial Times ka raportuar për paralajmërimin që ishte bërë nga Tajvan, ku këmbëngulej se OBSH’ja nuk e kishte komunikuar rrezikun e transmetimit të sëmundjes më herët. Tajvan nuk është anëtarë i organizatës pasi Kina e konsideron territor të tyre dhe insiston që të mos trajtohet në asnjë formë si shtet i pavarur.

Zyrtarët shëndetësor nga Taiwan kishin dëgjuar se personeli shëndetësor në Kinën kontinentale po sëmureshin, që sugjeronte se bartja nga njeriu në njeri ishte e mundshme. Zyrtarët në Taipei thanë se e kanë raportuar informacionin në fund të dhjetori të 2019’s. Zyrtarë qeveritarë të Taiwan i thanë The Financial Times thanë se OBSH’ja nuk i kishte shpërndarë paralajmërimet e tyre.

Zëvendës Presidenti i Taiwan Chen Chien-jen tha se “OBSH’ja nuk mund të kishte imformacion të dorës së parë për të studiuar dhe vlerësuar nëse kishte transmetim nga njeriu në njeri të COVID-19. Kjo solli deri tek njoftimi i vonuar për epideminë, dhe mundësia për të ngritur nivelin e alarmit në Kinë dhe në botë u humb”.

Chen është epidemiolog dhe ishte ministër i shëndetësisë së Taiwan gjatë epidemisë së SARS.

OBSH’ja me 14 janar kishte njoftuar se korona virusi nuk mund të transferohet me kontakt nga njeriu në njeri, duke përsëritur pretendimet e Kinës.

(Kosova Sot Online)