Mustafa thotë se një ekip i ekspertëve të LDK’së po e bën planin për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID 19

  • 02 April 2020 - 11:00
Mustafa thotë se një ekip i ekspertëve të LDK’së po e bën planin për rimëkëmbjen ekonomike pas COVID 19

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka njoftuar se në Lidhjen Demokratikë të Kosovës është angazhuar një ekip ekspertësh për të të identifikuar të gjitha masat për rimëkëmbjen ekonomike dhe financiare nga pasojat e koronavirusit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mustafa ka thënë se prioritet themelor do të jetë mbështetja e sektorit privat të ekonomise dhe e punësimit si dhe masat lehtësuese për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar me vendet e tjera.

“Do të trajtohen të gjitha burimet dhe potencialet e brendshme dhe të jashtme financiare, do të analizohet strukturimi emergjent i buxhetit në aspektin e konsumit, kursimit dhe likuiditetit dhe masat për likuiditetin e sektorit financiar në tërësi”, ka shkruar Mustafa.

(Kosova Sot Online)